Një fundjavë ku pasioni për pedale, adrenalina dhe natyra u bënë një! Klubi i Çiklizmit Opoja organizoi dhe përmbylli me sukses një tjetër aventurë fantastike.
Çiklistët pjesëmarrës e shijuan në maksimum çdo kilometër të këtij rrugëtimi. Rruga nga Bresana në Brod shënoi plot 32km, ku 15km prej tyre ishin ngjitje me pjerrësi 3%. Pavarësisht kësaj sfide, kjo distancë u kalua me lehtësi të plotë falë humorit dhe energjisë pozitive të grupit. Pas lodhjes në pedale, magjia e vërtetë nisi me kampingun: tenda të ngritura, biseda të ngrohta rreth zjarrit dhe një natë e qetë nën dritën e hënës.
Të nesërmen, pas mëngjesit, grupi iu rikthye aksionit duke sfiduar 5km të tjera në shtigjet malore në Brod, ndersa rikthimi për në Bresanë u realizua nga rruga e re përmes fshatrave Rrenc dhe Kapre, një peizazh i ri prej 28km.
Një aktivitet i përfunduar me sukses: plot 64.8km rrugëtim në total!
