Në Dragash përmbyllem me sukses Marshin e Çlirimit, i organizuar nga Klubi i Çiklizmit Opoja në bashkëpunim me Komunën e Dragashit. Ngjarja solli një atmosferë të veçantë, ku qytetarë dhe sportdashës festuan së bashku këtë ditë të rëndësishme.
Të pranishëm në aktivitet ishin:
Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini
Kryesuesi i Kuvendit, z. Resul Fetahu
Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Liridona Misini Piraj
Shefja e kabinetit, znj. Arijeta Skeraj
Kryetari i OVL të UÇK-së, z. Emri Neshati
Asambleistja znj. Xhylferie Bahtijari Beqiri
Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës përshëndeti organizimin, duke falënderuar klubin për iniciativën dhe duke uruar pjesëmarrësit për një marsh të këndshëm. Ndërkohë, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport shprehu mbështetjen e saj për aktivitete të tilla dhe premtoi bashkëpunim të vazhdueshëm për fuqizimin e sportit dhe komunitetit.
Marshit iu bashkuan edhe çiklistë nga Klubi Pro Bike Prizren, si dhe grupe të tjera nga komunat përreth, përfshirë Marakli t’biciklave. Shumë qytetarë nga Dragashi morën pjesë në shtegun e përgatitur për të gjitha kategoritë, nga fëmijët dhe fillestarët, deri te çiklistët me përvojë.
Një pjesë e rrugës kaloi në terren off-road, nga Shajna për në Rrenc, duke sjellë emocione të veçanta për pjesëmarrësit. Aktiviteti u përmbyll në Stadiumin e Qytetit në Dragash, ku të gjithë pushuan dhe u relaksuan, duke e mbyllur ditën në mënyrën më të mirë të mundshme.
