Rreth organizimit!
MARSHI I ÇLIRIMIT 2026
Edhe këtë vit, më 28 qershor, Dragashi do të mbushet me energji, ngjyra dhe atmosferë festive, teksa qindra çiklistë pritet të bashkohen në marshin tradicional me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit.
I organizuar nga Klubi i Çiklizmit Opoja në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, ky aktivitet tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të veçanta sportive, duke bashkuar sportdashës, familjarë dhe qytetarë të të gjitha moshave. Pjesëmarrësit do të përshkojnë rreth 15 kilometra nëpër peizazhet mahnitëse të Dragashit, mes ajrit të pastër, natyrës së gjelbër dhe pamjeve karakteristike të Sharrit. Në këtë rrugëtim do të marrin pjesë çiklistë nga komuna jonë, por edhe nga shumë qytete të Kosovës, duke e kthyer Dragashin në qendrën e çiklizmit për një ditë.
Më shumë se një aktivitet sportiv, ky marsh është një simbol i bashkimit, respektit për historinë dhe promovimit të një jetese aktive e të shëndetshme. Muzika, entuziazmi rinor, buzëqeshjet dhe energjia pozitive do ta shoqërojnë çdo kilometër të rrugës, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Agjenda dhe Shtegu
🕒 Agjenda e Marshit
15:00 – Arritja e grupeve në Dragash;
15:30 – Fjalimet zyrtare dhe hapja e marshit;
15:45 – Fillimi i marshit;
16:30 – Pushim, relaks dhe ushqim tradicional;
16:45 – Mbërritja e grupit me shteg të plotë;
18:00 – Vazhdimi i marshit;
18:15 – Përfundimi i eventit;
🚴 Shtegu i Marshit
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zgjedhin mes tre formave të shtegut, sipas nivelit dhe përvojës:
- 13 km – Shtegu i Plotë
Përfshin 1 km ngjitje dhe 2 km shteg MTB me DOWNHILL, i përshtatshëm për çiklistët me përvojë që duan sfidë të plotë. - 9.5 km – Shtegu pa MTB
Përfshin 1 km ngjitje mesatare (100m për 1km), ideal për ata që duan një marsh të balancuar pa terrene teknike. - 7.7 km – Shtegu për Fillestarë
Shteg i lehtë, pa ngjitje të vështira dhe pa zbritje të forta, i menduar për fillestarët dhe familjet që duan të shijojnë marshin në mënyrë të relaksuar.
⚠️ Rregullat e Pjesëmarrjes
Helmeta është e obliguar për të gjithë pjesëmarrësit.
Mosha minimale është 16 vjeç.
Pjesëmarrësit nën moshën 16 vjeç mund të marrin pjesë vetëm nën përkujdesin e prindit.
REGJISTROHU
Sponzor të marshit
Ne po bashkëpunojmë me shumë kompani dhe organizata lokale për të ofruar më të mirën për komunitetin, shumë surpriza në organizimin e këti marshi, ju shprehim falenderimet tona të veçanta për të gjithë ju, pa ju asgjë nuk do ishte e mundur!
