Rreth organizimit!

MARSHI I ÇLIRIMIT

Për nder të ditës së Çlirimit, MTB OPOJA në bashkëpunim me Komunën e Dragashit organizon marshin e çiklistëve me 17.06.2023, përmes këtij marshi, ne përpiqemi të promovojmë bukurinë dhe turizmin malor që ka komuna e Dragashit, për këtë arsye këtë vit, kemi vendosur që shtegu të jetë në një nga vendet turistike në bjeshket e fshatit Zaplluxhe.

 

Pjesë e këtij marshi do të jenë edhe klubet nga Prizreni, Rahovci dhe komunat tjera të Kosovës, si dhe shumë anëtarë dhe qytetarë nga komuna jonë, i gjithë shtegu do të ndiqet edhe nga një paroll e Policisë së Kosovës dhe e sherbimit spitalor (Autoambulancë).

Agjenda

Duke filluar nga ora 11:30 ditën e shtunë me 17.06.2023 fillon marshi i organizuar nga MTB Opoja për nder të ditës së çlirimit, një dit plot me aktivitete e relaks, më posht agjenda e plotë.

Parku i aventurave

MTB OPOJA në bashkëpunim me restaurantin N'Bjeshkë, me të vetmin qëllim argëtimin e pjesmarrësve të marshit po e organizojn edhe garën në parkun e aventurave, për fituësit do të ndahen çmime nga organizatori!

Helmetë

Fanela Zyrtare

Shishe uji

Sponzor të marshit

Ne po bashkëpunojmë me shumë kompani dhe organizata lokale për të ofruar më të mirën për komunitetin, shumë surpriza në organizimin e këti marshi, ju shprehim falenderimet tona të veçanta për të gjithë ju, pa ju asgjë nuk do ishte e mundur!